Patëllxhanë krokant në furrë nga zonja Albana

4 Maj, 11:51 | Përditesimi: 4 Maj, 11:51

Patëllxhanë krokant në furrë

Përbërësit:

  • 1 patëllxhan
  • 3 lgj djathë kaçkavall i grirë
  • 3 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë çaji paprika
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 majë luge kripë

Përgatitja:

Presim patëllxhanin në shirita. E vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, miellin e misrit, paprikën, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë mirë derisa të vishen të gjithë patëllxhanët dhe i vendosim në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

MC/Shqiptarja.com