Kungulleshka tavë me domate nga zonja Albana

6 Maj, 11:17 | Përditesimi: 6 Maj, 11:17

Tavë me kungulleshka dhe domate

Përbërësit:

  • 1 kg kungulleshka
  • 6–7 kokrra domate
  • 100 gr djathë i grirë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2–3 filxhanë kafeje vaj
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungulleshkat pastrohen, lahen dhe priten në feta si për musaka. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët ose piqen në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë shtrohet një shtresë kungulleshka, feta domatesh dhe sipër djathë i bardhë i grirë. Vazhdohet përsëri me shtresë kungulleshkash, domate dhe djathë, derisa të mbarojnë përbërësit. Sipër mbulohet me kungulleshka, spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë. Kur domatet të jenë zbutur mirë, hidhet kripë e piper sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com