Fërgesë me vezë
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 2–3 lgj vaj ose gjalpë
- 1 spec i kuq
- 3 vezë
- 1/2 lgj salcë domate
- 1/2 lgj miell
- 1 gotë qumësht
- Kripë, piper i zi
- Djathë i bardhë sipas dëshirës
Përgatitja:
Grijmë hollë qepët dhe i kaurdisim në vaj derisa të zbuten e të marrin pak ngjyrë të artë. Shtojmë specin e kuq të prerë në copa të vogla dhe salcën e domates. Hedhim pak ujë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë disa minuta. Rrahim vezët me qumështin dhe miellin derisa masa të bëhet e lëmuar. Shtojmë kripë dhe piper sipas shijes. Hedhim masën mbi qepët dhe specat duke e përzier lehtë. E lëmë në zjarr të ulët derisa të mpikset dhe të marrë 2–3 valë. Në fund shtojmë pak djathë të bardhë të thërrmuar, pak gjalpë dhe majdanoz të freskët për aromë.




















