Djathë me perime në tavë balte
Përbërësit:
- 250 gr djathë i bardhë
- 2 domate
- 1 qepë
- 3 speca
- 1 spec djegës (opsionale)
- 100 gr djathë i fortë kaçkavall
- 100 gr djathë i butë
- Rigon
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Presim domatet, qepën dhe specat në feta të holla. Djathin e bardhë e ndajmë në dy copa të sheshta. Në tavën prej balte shtrojmë fillimisht fetat e domates, specat, vendosim sipër copën e parë të djathit dhe e mbulojmë me pak kaçkavall të grirë. Vazhdojmë me copën e dytë të djathit feta, domatet dhe specat e mbetur. Sipër hedhim pjesën tjetër të djathit të grirë kaçkavall dhe djathit të butë dhe pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 180°C për rreth 15 minuta, derisa djathrat të shkrihen dhe të krijohet një kore e artë. Në fund e spërkatim me shumë rigon dhe e shërbejmë të nxehtë me bukë të freskët




















