Lepur çomlek me qepujka
Përbërësit:
- 1 lepur i prerë në copa
- 50 gr miell
- 50 gr vaj ulliri
- 1 kg qepë të vogla
- 1 lugë gjelle fara kumini
- 1 lugë gjelle fara koriandre
- 2–3 gjethe dafine
- 2–3 thelpinj hudhër
- 1 shkop kanelle
- 1 lugë gjelle salcë domateje
- 100 ml verë e kuqe
- 3–4 lugë gjelle uthull balsamike
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 400 gr domate
- 1 koncentrat pule
- 1 litër ujë
- 2 degë rozmarine
- Kripë, piper, trumzë
Përgatitja:
Vendosim një tigan në zjarr të fortë dhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri. Rregullojmë copat e lepurit me kripë, piper dhe miell. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim mënjanë. Në një tenxhere të madhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e vogla derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë kuminin, koriandrin, gjethet e dafinës, hudhrën, shkopin e kanellës dhe salcën e domates. I përziejmë mirë. E shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë uthullën balsamike dhe mjaltin. Hedhim domatet, koncentratin e pulës, ujin, copat e lepurit, rozmarinën, kripën dhe piperin. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa mishi të zbutet mirë dhe salca të trashet. Shërbehet e ngrohtë me feta buke fshati, pak vaj ulliri sipër dhe trumzë aromatike.




















