Në skype nga Suedia me mjeken endokrinologe Geriolda Topi mbi eksperiencën e saj të suksesshme në këto 10 vite në sistemin shëndetësor
Geriolda Topi punon mjeke në Departamentin e Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Malmo të Suedisë. Prej 10 vitesh ajo kontribuon në fushën e mjekësisë së bashku me bashkëshortin e saj, gjithashtu mjek. Në studion e ‘Rreze Dielli’ Geriolda tregon rreth punës dhe jetës në Suedi, përshtatjen me një realitet krejt ndryshe nga Shqipëria, duke patur parasysh rregullat dhe disiplinën e jetës në vendet nordike. Si një mjeke shqiptare, çfarë ndikimi apo impakti ka tek shtetasit suedezë, a është ndier ndonjëherë e paragjykuar që nuk është vendase? Sa dhe si vlerësohet një mjek aty krahasuar me Shqipërinë? Ndër të dyja realitetet mjekësore, çfarë duhet të marrë Shqipëria shembull nga Suedia në aspektin mjekësor?