Moderatorja Fjodora Fjora tregon si po e kalon ditën në izolim: Të jemi bashkë dhe të ndjekim rregullat

16 Mars 2020, 13:42

Situata e krijuar në vend nga koronavirus ka bërë që njerëzit të ndërgjegjësohen seriozisht për rëndësinë e ndjekjes që disa rregullave, siç është edhe vetizolimi. 
Artistë, futbollistë, mjekë, politikanë, prezantues, të gjithë janë bërë bashkë dhe po japin mesazhe sensibilizuese edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. 


Disa prej tyre ju rekomandojnë ide se si të kaloni ditën. Edhe Fjodora Fjora, moderatorja e njohur nëpërmjet emisionit “Rreze Dielli” ka treguar sesi po i kalon ditën e vetëizolimit në shtëpi së bashku me djalin e saj të vogël.Ajo ka thënë nëpërmjet një videoje drejtuar miqve të “Rreze Dielli” se disa nga veprimet që nuk duhet të harroni gjatë ditës është larja e duarve, ushtrimet në kushtet e shtëpisë etj. Në një bashkëbisedim shumë interesant me të voglin e saj, moderatorja bukuroshe na tregon shumëçka nga një ditë e tyre në kushtet e vetëizolimit.