Mollë të karamelizuara me arra nga zonja Vjollca

5 Nëntor 2020, 11:11

Mollë të karamelizuara me arra

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalp

4 mollë ( të ëmbla)

5 lugë gjelle sheqer

1/ 2 lugë kafe niseshte

1 lugëë kafe kanellë

100 gr arra

salcë kosi ( opsionale)

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe më pas I presim ato në kubikë me brinjë 1 cm. Në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalp dhe me të shkrirë gjalp shtojmë mollët dhe I kaurdisim ato deri sa të fillojmë të zverdhur pak rreth 5 minuta. Shtojmë sheqerin, niseshten dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa mollët të zbuten duke I vendosur herë pas here kapakun, vazhdojmë kështu për 10 minuta. Shtojmë kanellë e përziejmë së bashku dhe më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E servirim duke vendosur 2 lugë gjelle salcë kosi e mbi të shotjmë mollët e karamelizuara duke I shtuar në fund arra të copëtuara.