Nga SHBA me Gjilberta Lucaj, artistja shqiptare që ka performuar në shfaqje në të gjithë botën me yje si Beyonce, Ricky Martin, Alicia Keys, Coldplay madje edhe për Barack Obama dhe Joe Biden në betimin si President…
Gjilberta Lucaj, violonçelistja me origjinë shqiptare që jeton në New York ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare. E nominuar në vitin 2016 si një nga 100 shqiptaro-amerikanet më të shquara nga Presidenti i Shqipërisë, ajo është vlerësuar për performancën e saj të bukur dhe magjepsëse. Ajo ka qenë shpesh herë në faqet e para të mediave prestigjioze ndërkombëtare. Në karrierën e saj artistike Lucaj ka performuar për Barack Obama dhe Joe Biden, Avatar Studios, Alicia Keys, Beyoncé, Ricky Martin, Coldplay, Jay-Z, NY Fashion Week, etj.
Gjilberta Lucaj përveç pasionit për muzikën, ka një tjetër pasion të madh, të ndihmojë shoqatat bamirëse për fëmijë duke mbledhur fonde nëpërmjet koncerteve të saj. Së fundmi artistja shqiptare me famë botërore, Gjilberta Lucaj ka krijuar Qendrën Internacionale për gjetjen e fëmijëve të humbur me qëllim fuqizimin e kërkimit global për fëmijët që janë zhdukur.