Artisti shqiptar Jon Tarifa, në një rrëfim për jetën e tij në Bali, familjen dhe karrierën muzikore. ‘Rat Race’ është videoklipi i ri, të cilin Joni e prezanton sot në studion e Rreze Dielli…
Djaloshi nga Tirana i cili profesion të vërtetë ka marketingun, jeton prej disa vitesh në Bali të Indonezisë. Ai është djali i dytë i Fatos Tarifës, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Holandë. Pasioni më i madh i rinisë së Jonit ishte të bëhej futbollist, por një incident e shkëputi nga fusha e blertë, ia ndali ëndrrën të cilën mesa duket e gjeti tek muzika. Që nga viti 2000, Jon Tarifa filloi të merret me muzikë, me këngën “Focus” ai ka qëndruar në krye të klasifikimit në radiot Holandeze. “Rat Race” është videoklipi që këngëtari shqiptar sapo e ka nxjerrë në tregun muzikor dhe pritet të jetë po aq i suksesshëm sa dhe projektet e mëparshme muzikore. Në një rrëfim për jetën, Joni tregon arsyet e shpërnguljes së tij në Indonezi së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën duke u larguar për një periudhë kohore nga Evropa për të shijuar jetesën në Bali.