Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Dhjetor për 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji i fundit i vitit do të jetë dhe muaji i mbylljeve të problemeve të mëdha. Ky muaj ka të mirat e veta, por duhet patur kujdes pasi jo gjithçka që shkëlqen është flori, duhet të jemi kaq të kujdesshëm në gjëra të mëdha që duhet të bëjmë. Ky muaj për të gjithë shenjat na jep momentin dhe mundësinë për punët e lëna pezull, mundohuni t'i mbyllni sa më parë. Hëna e plotë që ne lamë pas ka lënë disa probleme, gjithashtu kemi dy ndikime planetare, kemi Hënën e re në datë 13 dhjetor e cila do të ndikojë shumë në aksin Shigjetar - Bricjap, por kemi dhe Mërkurin që kthehet në retrogradë ku kërkohet pak vëmendje në çështjet që lidhen me punën dhe karrierën dhe me bisedime të rëndësishme që mund të bëjmë. Do të kenë përfitime me Mërkurin në Bricjap dhe Afërditën në Akrep në çështjet ekonomike financiare shenjat e zjarrit si Dashi, Luani, Shigjetari, gjithashtu shenjat e ajrit siç janë Binjakët kanë një mundësi shumë të mirë në fushën e bisedimeve. Është një muaj i cili në fillim do të duket pak i vrullshëm, por stabilizohet në kohë.