Muaji i frankofonisë në gjimnazin 'Petro Nini Luarasi', aktiviteti artistik bën bashkë…

29 Mars, 13:21

Muaji Mars tradicionalisht është cilësuar si muaji i frankofonisë në të gjitha vendet dashamirëse dhe vlerësuese ndaj kulturës franceze. Me rastin e pranverës frankofone, duke nisur nga 20 marsi, të shumta kanë qenë eventet kulturore dhe në vendin tonë…Një i tillë u bë këtë fundjavë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në  Kryeqytet, ku u organizua një koncert i vogël artistik me këngë, poezi, aktrime apo shfaqje teatrale në gjuhën frënge. Eventi u organizua nën drejtimin e mësueseve të frengjishtes Urani Xheli dhe Luljeta Demushi, të cilat nuk mund të mos t’a shfaqnin entuziasmin, veçanërisht mësuese Urania që del në pension, pikërisht ky ishte aktiviteti i saj i fundit me nxënësit pas një jete dedikuar mësuesisë.