Muffin me reçel nga zonja Vjollca

18 Qershor 2021, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 11:35:51

Muffin me reçel

Përbërësit:

2 vezë

lëkurë e 1 limoni

120 gr sheqer

70 ml vaj

100 ml ujë mineral

220 gr miell

1/2 pako pluhur pjekës ( 8 gr)

1 lugë çaji reçel marmalatë për çdo muffin

Përgatitja:

Në një tas vendosim 2 vezë të plota dhe më pas shtojmë sheqerin I rrahim me rrahëse elektrike deri sa sheqer ti shkrijë, shtojmë vajin, lëkurën e limonit vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin, puhurin pjekës, përziejmë përsëri deri sa të na formohet një brum jo I trashë. Vendosim në tepsinë me fomat e muffins nga një letër të posaçme dhe mbushini 3/4 e formës më pas në qendër të cdo muffin vendosim nga 1 lugë çaji me reçel marmalatë sipas shijes që preferoni vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 për 25 minuta. I nxjerrim nga furra I lëmë të ftohen dhe I pudrosim me sheqer pluhur.