Musaka me kunguj të njomë dhe petulla me hudhra e kos / Pjesa e parë

26 Mars, 15:41

Receta e parë: Musaka me kungull të njomë

Përgatitja:

1 kg kunguj të njomë

Vaj ulliri

2 kokrra qepë

400-500 gr mish i grirë

2 domate

1 gjethe dafine

Pak miell

Beshameli:

2 lgj gjalp

2 lgj miell

2 gota qumësht

2 të verdha veze

2 lgj parmixhan

Kripë dhe arrë moskat

Përgatitja:

Lajmë kungujt dhe i presim ato në feta rrumbullake ose pjerrtas. Spërkatim me kripë, i pudrosim lehtë me miell dhe i skuqim deri sat ë formojnë një kore, por jo të gatuhen plotësisht. Në një tigan tjetër të thellë vendosim pak vaj (3 lugë gjelle) dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë deri sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë gatuhet. Shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë ( në mungesë të domates shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate). E lëmë domaten të marrë valë për 5 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper e  gjethe dafine. Shtojmë pajk ujë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.

Tepsinë e lyejmë me pak vaj dhe e pudrosim me galetë. Vendosim 1/3 e kungujve duke mbuluar komplet sipërfaqen e tavës. Hedhim gjysmën e kimës duke e niveluar me kunguj. E mbulojmë shtresën e kimës me kungulleshka duke pasuar me shtresën e dytë të kimës. Në fund e mbulojmë me kungulleshka.

Beshameli:

Kaurdisim miellin me gjalpin pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me qumësht dhe e lëmë sat ë marrë valë e të trashet salca. Shtojmë kripë e arrë moskat. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të bjerë vala. Shtojmë të verdhat e vezëve, parmixhan të grirë dhe mbulojmë komplet tavën në sipërfaqe  duke e spërkatur dhe me pak parmixhan në fund.

Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180ºc për 30 minuta. Nëse nuk preferoni të mbuluar musakanë me salcë beshameli mund të vendosim feta domate.

Programe të tjera

Shiko të gjitha