Musaka me patate dhe patëllxhanë
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 patëllxhanë
- 2 kunguj
- 1 qepë
- 3-4 lgj vaj ulliri
Për mbushjen:
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 300 gr mish i grirë
- 2 lgj vaj ulliri
- 1½ lç kanellë
- 1½ lç arrë moskat
- 1½ lç sheqer
- 1½ filxhan kafeje verë të kuqe
- Salcë domate
- Kripë, piper
Për beshamelin:
- 100 gr gjalpë
- 100 gr miell
- 750 ml qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall
- 3 të verdha vezësh
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet shtojmë patatet të prera në formë rrumbullake dhe i lemë të marrin pak ngjyrë. Më pas patatet i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe rozmarinë. Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. I spërkasim qepët me kripë, piper dhe rozmarinë. Të njejtën gjë veprojmë dhe me kungujt.
Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë me lugë druri dhe më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë salcën të marrë valë për disa minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën beshamel, kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve. Montojmë musakanë në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.