Musaka me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 350 gr mish i grirë
- 2 qepë
- 1 spec i kuq
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 100 ml verë e kuqe
- Salcë domate e koncentruar
- 1 kokërr vezë
- 250 ml qumësht
- Kripë, piper i zi
- Djathë të grirë
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë në yndyrë me pak kripë. Shtojmë preshin e prerë pjerrtazi, vendosim kapakun dhe i lëmë për pak minuta.
Në një tenxhere tjetër kaurdisim mishin e grirë së bashku me një kokërr qepë. E shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates, erëzat dhe specin e prerë në kubikë.
Shtrojmë musakanë në tavë duke vendosur fillimisht një shtresë me kimën me mish të grirë, preshin, përsëri kimë dhe në fund një shtresë me vezën e rrahur me qumështin. Sipas dëshirës mund ta spërkasim sipërfaqen e musakasë me pak djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë sa të marrë një ngjyrë të bukur.