Musaka me spinaq dhe mish të grirë nga zonja Albana

27 Tetor 2023, 11:49

Musaka me spinaq dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 700 gr spinaq
  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 filxhan oriz
  • 2 lugë salcë domate
  • 1 lugë miell
  • 1 kokërr vezë
  • 700 ml qumësht
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, rigon
  • Majdanoz sipas dëshirës 

Përgatitja:

Grijmë imët qepën dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë. Shtojmë spinaqin, kripën, rigonin, piperin, salcën dhe majdanozin e grirë imët. Vazhdojmë kaurdisjen ngadalë, shtojmë pak ujë dhe e lemë të ziejë për 15 minuta. Më pas e hedhim masën në një tavë qelqi duke shtuar dhe një filxhan oriz. Rrahim vezën me qumështin, e kaurdisim me një lugë miell dhe e hedhim në tavë. E vendosim musakanë në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.