Myku i thonjve, si t'a largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie / Këshilla nga Ylli Merja

30 Tetor 2023, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2023-10-30 13:09:37

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve, cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve.

Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve, pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi. Sipas specialistit Merja, myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera.

Merja jep në studion e “Rreze Dielli” disa këshilla higjene për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm si dhe rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve.