Mos e kanë fajin hormonet? Zbuloni nëse vuani nga luhatjet hormonale, sinjalet që jep trupi…
Ndjeheni të fryrë, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë? Jeni të lodhur, keni pagjumësi, dhimbje koke, shtoni në peshë pa e kuptur apo keni vështirësi në rënie nga pesha, vëreni ndryshime në lëkurë dhe në flokët tuaja? Shkaku i të gjitha këtyre mund të jete një ç’ekuilibër i hormoneve tuaja. Hormonet janë substancë kimike të cilat ndikojnë funksionin e qelizave dhe organizmit. Eshtë normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës suaj, si p.sh. para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzanie apo në menopauzë. Por, ka dhe disa situata shëndetësore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë.
Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme. Me Adja Angjeli - mentore shëndeti, çertifikuar për shëndetin hormonal, flasim për simptomat, si të kuptojmë që kemi një problem hormonal dhe të rikthejmë balancat për një jetë sa më të shëndetshme.