Nëse tradicionalisht familja në Shqipëri ka qenë një institucion i shenjtë dhe thyerja e besnikërisë është quajtur një problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri në 3 vite burg. Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet” shkruhet specifikisht në draft. Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë, sikurse nuk kanë qenë të pakta rastet kur tradhtitë kanë çuar dhe në ngjarje tragjike.
Çfarë po ndodh në vendin tonë? A ka pasur një interes kjo në opinionin publik? A ka ngjallë kjo një lloj frike? A quhet tradhtia një vepër penale? A do të implementohet ky projektligj? Kush tradhtojnë më shumë, gratë apo burrat? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Zhaklin Lekatari, themeluese e "Tabu.al", me sipërmarrësen Arba Gramo dhe avokaten Aurora Marku.