Në ditë kur të gjithë kemi nevojë të ndihemi mirë, këshilla mode nga Stela Sallaku

3 Prill 2020, 13:13

Në kohën kur koronavirus është bërë kryefjalë e globit të gjithë kemi nevojë të ndihemi mirë dhe të merremi edhe me gjëra që për disa çaste do të na largonin nga situata e krijuar nga Covid-19. Stilistja Stela Sallaku në një video mesazh për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv duke uruar që të gjithë të jenë mirë, na jep disa këshilla mode, pasi ajo është optimiste se kjo situatë do të mbarojë shpejt. 

 "Në karantinë mos harroni të bëni një jetë të shëndetshme, duke u stërvitur, të lexoni, por pse jo edhe të shfletoni revista mode. 
Edhe pse duket sikur tani bota e modës është paralizuar do vazhdojmë shumë shpejt të shohim vajzat e modës në rrugët e kryeqyteteve të modës, por pse jo edhe në Tiranën tonë. Në këtë situatë që jemi tani duket disi e largët, por më besoni që do të jetë shumë e afërt." shprehet stilistja.