Në kulmin e debate që po zhvillohen për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri, 14 qershori do të bëjë bashkë qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë. Ky takim i përbashkët i dy qeverive vjen në një kohë që qeveria e Shqipërisë ka hartuar një draft për Asociacionit, por Kosova e konsideroi se ka zero rëndësi, pasi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues vetëm për mbështetje në arenën ndërkombëtare.
Kjo është mbledhja e 9 e përbashkët që do të zhvillojnë dy qeveritë, ndërsa 14 qershori është edhe një datë e rëndësishme në Kosovë pasi nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Si fillim, secili ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.