Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim me poeten Drita Haxhillari, 5 herë e operuar nga kanceri dhe tumori dhe psikologen Tana Aliaj mbi rëndësinë e këshillimit psikologjik për gratë e prekura nga kanceri dhe familjarët e tyre. 20 vite në luftë me kancerin, Drita Haxhillari rrëfen luftën për mbijetesë dhe kurajon e pashembullt, ajo ka zgjedhur të luftojë sëmundjen duke shkruar poezi. Ndërsa në lidhje skype nga Kosova, Leoreta Fondaj, 41 vjeçaria diagnostifikuar 4 vite më parë me kancer gjiri, rrëfen simptomat dhe vështirësitë e para të përballjes me këtë lajm, kalvarin dhe forcën teksa luftoi për jetën të cilën e gjeti tek dy fëmijët e saj.
‘Rreze Dielli’ u bën një ftesë të gjitha grave dhe vajzave që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, pasi duke i diagnostikuar herët rastet dhe duke i bërë mamografitë në kohë, mund të shpëtohen jetë.