Në shtëpinë e gjyshe Margaritës, "Rreze dielli" i bashkohet nismës "Adopto një gjyshe"

13 Prill 2020, 13:47

Në këto ditë të vështira ku kërkohet kujdes dhe sensibilizim ndaj njerëzve në nevojë , emisioni “Rreze Dielli” i bashkohet nismes se bashkise se Tiranes ‘adopto një gjyshe” Gatimet e zonjës Vjollca në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv do të kenë destinacion të moshuarit të cilët gjatë ditëve të karantinimit e kanë të pamundur të blejnë ushqime e të gatuajnë vakte të shëndetshme. Gatimet e zonjës Vjollca shkuan për Margaritën, e cila jeton me bashkëshortin e saj shumë pranë fakultetit të gjuhëve të huaja.