‘Në shtëpinë tonë’ shpalli fituese Kejt Hitaj në Festivalin ‘Mikrofoni i Artë Vaçe Zela’

26 Tetor 2023, 13:25

Në studion e Rreze Dielli tregojmë momente nga Festivali "Mikrofoni i Artë Vaçe Zela", me fituesen Kejt Hitaj dhe organizatoren Etleva Rrapa. Ky festival u zhvillua me kauzën e ndihmës së fëmijëve në nevojë.

Edicioni i dytë "Mikrofoni i artë VAÇE ZELA" solli 15 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia e Gjermania. Fëmijët kënduan live këngë të Artistes së Popullit, Vaçe Zela, një mënyrë e mirë kjo që arti i saj të jetojë përgjithmonë dhe pikërisht aty në vendin e saj të lindjes. Fitues i çmimit të publikut ishte Kevin Kometa nga Firenze, Itali. Ndërsa çmimin e parë e fitoi vajza e talentuar nga Vlora, Kejt Hitaj. Të ftuar në këtë aktivitet ishin figura politike dhe artistike të trojeve shqiptare dhe diasporës. Pas këtij suksesi kjo nismë e bukur e festivalit të zërave të rinj "Mikrofoni i Artë Vaçe Zela' do të vazhdojë si një traditë e qytetit të Lushnjes, për të pritur jo vetëm artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria, por edhe fëmijë shqiptarë nga mbarë bota.