Në verandën gjigande, plot lule dhe pemë frutore të divës së muzikës popullore Irini Qirjako

28 Qershor 2023, 12:28

Në verandën gjigande, plot lule dhe pemë frutore të divës së muzikës popullore Irini Qirjako. E dashuruar me lulet, të cilave iu këndon dhe iu flet me shpirt, këngëtarja e dashur hap dyert e shtëpisë dhe na tregon momentet më të veçanta nga përditshmëria e saj, koncertet dhe dasmat ku këndon live, albumet dhe kujtimet ndër vite, mbështetjen e pakufijtë nga bashkëshorti i saj Maksi, pasionin për pianon etj…

Si nikoqire e vërtetë, duke kënduar dhe qeshur si përherë, Irini na tregoi zahiretë e para në trastat prej pëlhure, e po ashtu ndau me "Rreze Dielli" sekretin e buzëqeshjes së saj. Pengu dhe dëshira e paplotësuar...? Një koncert të madh ku të këndojë live me tërë forcën e shpirtit...!