Nga beteja me kancerin të historitë e trishta të luftës përlotin Milaim Zekën në ‘N’kohë’: Filmova qindra djem e vajza të vrarë

15 Tetor 2022, 21:33 | Përditesimi i fundit: 2022-10-15 21:46:56

I njohur për deklaratat provokative në kontekstin politik, gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka jo rrallë herë tërheq vëmendje sa herë bëhet pjesë e ekraneve televizive. Por ndryshe është shfaqur këtë herë, teksa gazetari Ermal Qori i ka zhvilluar një intervistë për emisionin N’kohë në shtëpinë  tij në Prishtinë. Zeka, ka rrëfyer për herë të parë se një sëmundje e keqe e mundon prej kohësh.