Nga femrat e bukura të Tiranës tek Kadareja me kostum popullor…rrëfimi i një fotografi

14 Qershor, 13:46

Roland Tasho është një nga fotoreporterët shqiptar më të njohur, plot 42 vite në karrierë me një pasion që duket se nuk është shuar. Roland Tasho është i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve ’90, për Tiranën e vjetër, por dhe pasqyrimin e bukurive natyrale të grave para viteve ‘90. Në studion e “Rreze Dielli” përmes një galerie fotografie nostalgjie kujtojmë pak Tiranën e atyre viteve, Përmes fotove, Tasho na tregon dhe momente pikante dhe kujtime teksa shkrepte ato foto si me njerëz të panjohur në rrugë, por dhe me personazhe të njohur të botës së spektaklit dhe politikës. “Edhe sot kur fotografoj, ende emocionohem”, ndoshta ky është dhe çelësi i suksesit i fotografit të njohur.