Nga Honolulu në Tiranë, si e dogji argjentinasi shaminë e beqarit/ Dashuri & hipnozë

8 Tetor, 12:26

Çifti i sapomartuar nga Honolulu, Aurora Shele dhe Alex DeAngelis tregojnë në studion e “Rreze Dielli” historinë e tyre të dashurisë dhe dasmën e organizuar në Tiranë me miq nga e gjithë bota. Ata u njohën në vitin 2012 në Kore, Aurora gjatë një projekti si studente në Paris, ndërsa Aleks gjatë një punë kërkimore po në të njëjtin vend, Pohang, Kore e Jugut. Më pas për 9 vite mbajtën kontakt dhe lidhje në distancë, duke vizituar njëri-tjetrin herë pas here, ai erdhi në Paris, ndërsa ajo në Honolulu disa herë, në Tokyo, si dhe në Shqipëri. Në vitin 2021 Aleksi e propozoi dhe vendosën të jetonim në Honolulu. Ajo la punën si inxhiniere informatike dhe filloi të punojë full time si hipnoterapiste. Një tjetër pasion i Aurorës janë dhe letrat Tarot. Në studio çifti shqiptaro - argjentinas ndanë përvojën e tyre të një dasme shqiptare dhe sesi Aleksi dogji shaminë e beqarit, si një shqiptar i vërtetë.