Nga penjtë që largojnë magjitë deri tek njohjet e dashurisë...ja ritualet e lashta të Ditës së Verës

14 Mars 2023, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2023-03-14 12:59:21

“Dita e verës” është festë pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë…

Në studio me Afërdita Onuzi, një nga etnologet më të vjetra shqiptare flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.