Nga Somalia, Merita Jorgo: Ngrihem në mëngjes dhe them: Falë zotit jam gjallë!

17 Prill 2020, 11:32

Eksperiencën e saj kater vjecare si pjesë e projekteve të OKB-së në Somali, ekonomistja shqiptare Merita Jorgo e konsideron si mundësi e mirë për të njohur njerëzit, por ndonëse sipas saj njerëzit në këtë vend janë mikpritës, të jetosh aty është e rrezikshme. Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin “Rreze Dielli”, Merita Jorgo ka treguar si po përjetohet koronavirus atje, ndërkohë që ka folur edhe për të përditshmen e saj, në vendin me konflikte, ku thote se ka mesuar te vleresoje jeten.