“Një avokate” për qentë e rrugës, shqiptarja zviceriane rrëfen dashurinë e veçantë

14 Shkurt 2023, 14:35

Biseduam në “Rreze Dielli” me Xhenoveta Hasanaj Muller, shqiptare e Zvicrës e cila ndodhet në Shqipëri për një mision të vecantë: avokate e kafshëve të rrugës, mbrojtjen e kafshëve të rrugës, punë që e bën në gjithë botën. Së bashku me bashkëshortin do kujdesen për kafshët e rrugës në gjithë qytetet e Shqipërisë.

Ajo  ka emigruar në fillim 1991 me mamanë dhe motrën e saj nga Shqipëria, mbasi babai i saj kishte marë rrugën e emigrimit në korrik 1990. Është pjesë e Diasporës për Shqipërine e Lirë dhe po ashtu një investore prej 7 Vitesh për menaxhimin e kafshëve të rrugës në Shqipëri. Prej 7 vitesh ka  krijuar me bashkëshortin organizatën JETA Tier und Mensch = JETA Kafsha dhe Njeriu. Emri është përcjell nga prejardhja dhe vendbanimi i saj. Pra në të dyja gjuhët. Vizita ne verën e 2015, në Shqipëri bëri që të shikoj jo vetëm situatën e njerëzve, por edhe ashtu ato të kafshëve.  Prej atij viti ajo dhe familja e saj i është dedikuar këtij misioni humanitar. Në shumë qytete kanë bërë projekte të ndryshme për menaxhimin e kafshëve të rrugës. Prej vitesh është fokusuar në qytetet e Durrësit dhe Fierit.