Një gjirokastrite si Vojsava Alia, këngëtarja rrëfen gjithçka

18 Tetor 2023, 12:58

E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli" këngëtarja gjirokastrite me zërin e veçantë Vojsava Alia, në një rrëfim për karrierën, jetën e saj si dhe për planet më të fundit artistike.

Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në moshë të vogël për të vijuar më pas me studimet për kanto. Edhe pse lëvroi në muzikën e lehtë, e gjeti më shumë veten në tabanin e muzikës popullore. Me një zë të mrekullueshëm ajo ka arritur të fitojë mbështjetjen e publikut shqiptar kudo ata ndodhen. Përpos përformancës me zërin e saj brilant, në studion e “Rreze Dielli” Vojsava tregoi momente nga historia e saj e dashurisë me kompozitorin Vani Rushiti me të cilin po bashkëjeton prej disa vitesh. Ajo ndau dhe pasionin e saj për gatimin si dhe tregoi për lidhjen e veçantë që ka me qytetin e saj, Gjirokastrën.