Një picë me bazë pataten nga zonja Vjollca

8 Janar 2021, 12:42

Një picë me bazë pataten

Përbërësit:

baza e picës:

600 gr patate

1 vezë

kripë dhe piper I zi

50 gr djath I verdhë

pak vaj ulliri

Mbushja

150 gr domate të vogla

50 gr ullinj të zi

125 gr mozzarella

rigon

100 sallam Tona

Përgatitja:

Grijmë patatet në rende dhe i shtrydhim lëngun me shtypësen e patates. I vendosim ato pasi i thajmë në një tas ku do të shtojmë kripë, piper të zi, vezën, djathin në rende. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas. Në një tepsi sa më të sheshtë vendosim letër pjekje, shtojmë në të 1 lugë gjelle vaj ulliri e hapim me furçë. Shtojmë në të patatet e përzjera në tas dhe e nivelojmë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë e shtypim mirë dhe me fundin e një gotë. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta.Ndërkohë presim domatet në katërsh ose në feta varet nga madhësia e tyre, ullinjtë I presim në feta rrumbullake. Sallamin në feta të holla. Mozzarellën në copa.  Nxjerrim tepsinë pas 20 minutave dhe fillimisht shpërndajmë domatet i spërkatim me rigon vendosim feta salami, ullinjtë e në fund mozzarella vendosim në furrë 10-15 minuta.