Së shpejti përurohet rruga e parë “Ismail Qemali” në New York, një ngjarje e madhe ku do të marrin pjesë shqiptarë e personalitete nga e gjithë diaspora...
Në një lidhje skype nga New York me Naser Nika, organizator eventesh dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island. Naser na tregon sesi me nismën e tij dhe komunitetit të madh të shqiptarëve të Amerikës, arriti të firmosë marrëveshjen që një nga rrugët e New Yorkut të mbajë emrin e një prej patriotëve më të shquar shpiptar. Më datë 3 qershor, do të përurohet rruga e parë në Staten Island, New York me emrin e figurës sonë kombëtare “Rruga Ismail Qemali”. Në këtë ditë do të mblidhen shumë shqiptarë dhe personalitete nga diaspora.
Gjithashtu Naser Nika, rrëfen se është duke punuar me të gjithë komunitetin e shqiptarëve në New York që të mundësojnë që në një nga shkollat e Staten Island të realizohet si gjuhë e dytë, gjuha shqipe.