Njihuni me Françeskën nga Elbasani! 11 vjeçarja me zërin e veçantë: Pasion kam muzikën, por dua të bëhem pediatre

9 Mars 2020, 11:31

Franceska Kasa është vetëm 11 vjece, por zëri i saj të drithëron teksa e dëgjon të këndojë.

Pasioni i saj për muzikën është zbuluar fillimisht nga mamaja vite më parë, e cila e ishte shtysa më e madhe që Franceska të kultivonte zërin e saj.

Edhe pse kaq e vogël, vajza nga Elbasani që frymëzohet nga artistet e mëdha ndërkombëtare, por edhe këngëtarët shqiptarë ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale, ku është vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme.

Franceska na tregon se një nga eksperiencat më të bukura të saj ka qenë pjesëmarrja në “Capitala Muzicala” në Rumani, ku është vlerësuar me 2 çmime të para.

Krahas pasionit për muzikën, Françeska është një vajzë që e dashuron shkollën dhe dëshira e saj është të bëhet pediatre.  

Në sytë e Françeskës reflektohet gjithnjë mirënjohja për familjen, si oguri i mbarë që e orienton atë drejt suksesit, ndaj në pafajësinë e fëmijës, nuk ngurron të japë mesazhin që çdo prind duhet t’i mbështesë fëmijët në dëshirën e tyre për të shprehur aftësitë.