Në lidhje skype për studion e 'Rreze Dielli' nga Ljubljana me mjeken Hatije Ismaili, obstetër gjinekologe, e shpallur si ‘mjekja e vitit’ në Slloveni.
E lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Hatije Ismaili ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka të Kroacisë. Prej vitit 2002 jeton dhe punon në Slloveni pas kryerjes së specializimit në gjinekologji dhe obstetrikë në Ljubljane. Eshtë anëtare e Federatës Evropiane dhe përfaqësuese e mjekëve në Slloveni si dhe Nënkryetare e Shoqatës së Grave në Slloveni. Gjithashtu ajo kontribon për komunitetin shqiptar në Novo Mesto si dhe ka një forum online për të rinjtë anembanë botës, sidomos Kosovë dhe Shqipëri.