Mamia e famshme Razije Musa, gjysmë shekulli dedikuar kujdesit ndaj fëmijëve, në një rrëfim për jetën si dado e nipërve të mbretëreshës në pallatin mbretëror në Britani dhe e shumë yjeve te Hollivudit…
Razije Musa njihet në Angli si shqiptarja që punon si dado e VIP-ave. Ajo ushtron këtë profesion për gati gjysmë shekulli. Aktualisht jetën e ndan midis Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për gati 11 vite, ka punuar në Libi, 25 vite të tjera në Londër dhe 10 vite në vendin e saj, Kosovën. Për merita të veçanta, është vlerësuar nga materniteti i Londrës si "Dado ekselente", duke u bërë mjaft e njohur në mediat britanike. Në vitin 2018, libri i saj dedikuar fëmijëve, ka qenë ndër 5 më të lexuarit. Kur flasin për të, mediat britanike tregojnë se Razija ka shërbyer si dado në familjen e Princit të Arabisë Saudite, për dy binjakët e tij, në familjen e Roger Moore, aktorit britanik të njohur për rolin e James Bond, për moderatoren e njohur të Sky News, Natalie Pinkham, apo për dy lordët Anglez.
Në studion e “Rreze Dielli”, mamia Razije Musa jep disa këshilla për nënat e reja, nga ushqimi me qumësht gjiri apo formule, heqja e pelenës, ecja zbathur për herë të parë, pro apo kundër rrethores, etj…