Njihuni me psikovampirët dhe mësoni si mund të mbroheni prej tyre

26 Maj 2020, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2020-05-26 12:57:38

Psikologu Eduart Tafa në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ na njohu më tepër me termin ‘’ Psikovampirë, cilët janë ata dhe se si mund të mbrohemi prej tyre.

‘’ Cdo kush mund të jetë psikovampirë, secili madje madje edhe ata që kafshohen nga psikovampirë mund të jenë vet psikovampirë, sepse shëndërrohen në të tillë. Zakonisht ne do t’I referohemi psikovampirit në marrëdhënien ndërnjerëzore. Zakonisht ndërnjerëzore janë edhe sfidat në punë, dhe lidhjet që kemi me shokë e me shoqërinë, miqësitë e tj. I përkasin rrethit tonë më të afërt, janë persona që kanë dijeni për gjendjen tonë emocionale, këtu konkretizohen edhe viktimat e tyre, duke ditur gjendjen emocionale. Janë persona që dinë gjendjen emocionale të një personi dhe e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në zemrën e një personi dhe për ti goditur në pikat më të dobëta, ka raste qe riaktivizojnë edhe plagët e tyre të vjetra. që dotë thotë që e dinë si plagë dhe I rikthejnë edhe njëherë vuatjen e këtij personi dhe kjo krijojnë një lloj katalizatori. Katalizatori do të thotë që krijohet një lloj stresi aq I madh tek invividi që krijon një lloj agonie, që mund të zgjasi edhe për shumë kohë. Dy pikat më të forta që godet një psikovampirë, tek një njeri janë vetëvendosja dhe vetvlerësimi i personit '' shprehet ai.