Njihuni me “Robin Hood-et modern”, sporti i harkut sportiv, disiplina që po tërheq të gjitha moshat dhe që po i jep Shqipërisë shumë kupa dhe vlerësime Ndërkombëtare

3 Mars 2023, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 12:51:25

I njohur si një ndër sportet më të vjetra në botë, shenjestra me hark

sportiv është edhe sot e kësaj dite shumë e preferuar nga ata që harkun tashmë e kanë zgjatim të duarve, për shkak të dashurisë dhe pasionit për këtë disiplinë. Prej 9 vitesh, ky sport është bërë shumë popullor dhe në Shqipëri, ndërsa moshat që e kanë përqafuar janë nga më të ndryshmet, që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit që gjithashtu janë shumë të talentuar dhe shumë të gatshëm ta provojnë.

I ftuar në “Rreze Dielli” Harkëtari Elvin Shyta, i cili në profesion është dhe fizioterapist tregon se ky sport ka mjaft efekte pozitive edhe në aspektin fizik.