Në studion e Rreze Dielli me Jorida Guda, ‘mbretëresha e ndërtimeve të reja’ në Florida, brokerja e suksesshme në shitjen e pasurive të paluajtshme.
Jorida Guda, vajza me origjinë nga jugu i Shqiperisë është shpërngulur në Amerikë në moshë të vogël me familjen. Jorida është Real Estate Broker dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Hudson Exclusive në Florida. E diplomuar në financë ajo ka punuar për shumë kompani të njohura të brokerimit të pasurive të patundshme. Gjithashtu është specializuar dhe në shitjen e fshatrave turistike dhe ka dalë disa herë si Top Broker në Southwest Florida. Fokusi i saj kryesor në Hudson Exclusive është të menaxhojë dhe ndihmojë bashkëpunëtorët e pasurive të patundshme të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale për të rritur biznesin e tyre të pasurive të patundshme.