Olsa Alikaj Cano, avokatja e famshme shqiptare në Texas, e njohur si “Super Avokatja", e vetmja shqiptare e thirrur në Hagë per gjykim te shkollave ligjore në botë.
Olsa Alikaj Cano jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1998, kohë kur erdhi për një jetë më të mirë së bashku me familjen e saj. Shumë shpejt, pasi përfundoi studimet, ajo fitoi një emër të mirë si avokate dhe juriste për mbarë komunitetin shqiptar dhe jo vetëm. Cano mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e emigracionit dhe kontributit në komunitetin e emigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si “Top Avokate”, “Super Avokate në Teksas” si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”.
Përveç profesionit të saj shumë të nderuar, Olsa merret dhe me dhurimin e flokëve prej një dekade, për fëmijët me sëmundje të rënda. Olsa Alikaj Cano sot është shumë e vlerësuar në komunitet, gjë që e tregon dhe popullariteti i saj mes shqiptarëve të Teksasit.