Nuk isha në protestë o vëlla, s’kam bërë gjë’, efektivi i ‘Operacionales’ i përgjigjet me shkop gome të riut

19 Tetor, 16:35 | Përditesimi: 19 Tetor, 16:35

Një efektiv i Forcave Operacionale ka qëlluar me shkop gome një protestues, i cili mes ulërimash dhe lutjesh, po përpiqej t’i shpjegonte se nuk ka lidhje me sulmet e protestuesve. I riu, të cilin efektivi nuk e lëshonte nga duart, ishte pa maskë.

Djali: S’kam bërë gjë! Nuk isha o vëlla! Nuk isha në protestë unë!

Një vajzë duke filmuar: Mos, mos, mos! Lëre, çfarë po i bën? Pse e dhunon? Arrestoje, s’ke të drejtë ta dhunosh!

Djali: Më lër mo burrë!

E.H/Shqiptarja.com