Nutricionistja Diola Dosti: Shmangni mishin, ja ushqimet që duhet të konsumohen këto ditë

18 Mars, 13:34

Në ditë të vështira si këto, kur njerëzit janë izoluar në shtëpi, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirus në mënyrë masive, këshillat janë kurdoherë të vlefshme.

Nga emisioni "Rreze Dielli" në Report Tv nutricionistja Diola Dosti ka treguar se cilat janë ushqimet që nuk duhet t' ju mungojnë këto ditë në vetëkarantimin, ndërkohë që këshillon që përkohësisht të hiqet dorë nga mishi."Portokallet patjetër. Perimet e stinës, që kanë ngjyrë jeshile si brokoli, spinaqi, drithërat, orizi. Duhen respektuar stinët. Mbase ka ardhur momenti të heqim dorë nga mishi, sepse ka shumë të dhëna që lidhin konsumimin e mishit me sëmundje respiratore. Të bëhemi vegjetarianë të paktën këto kohë. Në mëngjes mund të vazhdoni të konsumoni omletën psh, nuk është e nevojshme të bëjmë ndryshime drastike." shprehet nutricjonistja.Përsa i përket mënyrës së gatimit ajo thotë se forma më e mirë, mbeten ushqimet e ziera.

Programe të tjera

Shiko të gjitha