Origjinaliteti i aktorëve shqiptarë për t’u admiruar! Gazetarja: Filmat shqiptarë që mund t’i shihni në karantinë

10 Prill 2020, 10:48

Në morinë e kinematografisë botërore, e cila ka sjellë vazhdimisht filma prej të cilëve jemi frymëzuar, edhe filmat shqiptarë të realizuar nga aktorët që kanë lënë gjurmën e tyre në botën e filmit në Shqipëri, mund të jenë një shoqërues shumë i mirë I ditëve tuaja të karantinimit, për t’ju rikthyer edhe një herë historisë, e cila në këto filma ka ardhur në mënyrë shumë origjinale.

“Natyrshmëria dhe origjinaliteti i aktorëve shqiptarë është për t’u admiruar!” Kështu shprehet gazetarja Elsa Ymeri, njohëse shumë e mirë e kinematorgrafisë botërore, por edhe asaj shqiptare, e cila ka zgjedhur që këtë të premte nga emisioni “Rreze Dielli” në Report Tv të rekomandojë një listë me filma shqiptarë që mund të shihni në karantinë.