Oriz i zi me karkaleca dhe avokado nga zonja Vjollca

26 Maj 2020, 12:19

Oriz i zi me karkaleca dhe avokado nga zonja Vjollca

Përbërësit:

1 kup oriz i zi

1 1/2 avokado

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle lëng limoni

Kripë dhe piper të zi

1 domate

300 gr karkaleca

1 e bardhë veze

2 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Fillimisht orizin e zi, e vendosim përreth dy orë në ujë, më pas duhet ta ziejmë për 30 minuta në temperaturë mesatare. Më pas, kaurdiset me vaj ulliri. Në një tas përgatisim avokadon, të cilën e presim në copa, bashkë me domatet me një lugë gjelle lëng limoni, I hedhim kripë dhe piper të zi. Ndërkohë përgatisim karkalecat të cilat në një pjatë, ku kemi hedhur 1 të bardhë veze, I lyejmë karkalecat një nga një dhe më pas I skuqim në tigan shumë pak, derisa të marrin ngjyrë dhe më pas I spërkasim me pak susam.  orizin e zi e servirim në pjatë, ku sipër I hedhim avokadon dhe domatet e prera në copa, ndërsa përreth pjatën, e mbushim me karkaleca.