Ornela Kullolli flet për terapinë e gjumit, ja si të 'disiplinoni' bebet tuaja

21 Prill 2020, 11:08

Shumë nënave të reja u duhet që të përballen me një sërë shqetësimesh në muajt e para të ardhjen në jetë të bebeve të tyre. Që nga ushqyerja e tyre, por edhe mungesa e gjumit gjatë natës janë ndër shqetësimet kryesore. Pikërisht për këtë të fundit, Ornela Kullolli, një nënë e re shqipare që jeton në Turqi, ka krijuar të ashtëquajturën ‘terapi gjumi’, për t’I ardhur në ndihmë të gjitha nënave të reja. Por çfarë është kjo terapi, si bashkëpunon ajo me nënat, rezultatet e komunikimeve të saj përmes thjesht një profile në instagram ajo I tregon në një bisedë në “Rreze Dielli”. Kullolli thotë se fillimisht këtë ‘terapi’ e aplikoi te fëmija I saj dhe e ndau edhe mikeshat në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu mësuan fëmijët e tyre me sjelljet e rregullta të gjumit.