'Pa bashkëpunimin tuaj nuk ia dalim', Pipero: Covid-19, jo vetëm virus i ri, por edhe ndryshe nga të tjerët

19 Mars 2020, 11:48

Nga emisioni "Rreze Dielli" mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për rrezikun e koronavirus, ku është shprehur se pa bashkëpunimin e qytetarëve, lufta ndaj këtij virusi nuk fitohet. 

"Shmangni kontaktet, qëndroni në shtëpi, pa ndihmën e njerëzve asnjë sistem shëndetësor sado i mirë të jetë nuk mund tja dalë. Koronavirus është një virus i ri por edhe ndryshe nga të tjerët" thotë mjeku.Ai bën thirrje që të jeni të përgjegjshëm dhe të mos shmangni as shenjat më të vogla, duke shtuar se në vendin tonë në raport me popullsinë, numri i të prekurve nuk është i vogël. 

Nga studio e emisionit "Rreze Dielli" mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë që numri i të shtruarve, të prekur nga korona virus te Infektivi ka arritur mbi 30 ndërkohë që bën thirrje të jemi të kujdesshëm, pasi jemi ende në fillimet e epidemisë. 

"Numri i të personave me koronavirus të shtruar te Infektivi ështe mbi 30. 

Jemi ende në fillimet e epidemisë dhe nuk e dimë se sa mund të shkojë numri i të prekurve" thotë mjeku.