Udhëtimi drejt vendeve të BE në vitin 2025 do të bëhet me sistemin ETIAS. Kur do të jetë gati sistemi ETIAS? Si do funksionojë dhe cilat janë hapat që duhen ndjekur për aplikim?
Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Shengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian do të bëhet i detyrueshëm. Procedura është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Si do të funksionojë ky formular, nga cila periudhë nis aplikimi, a do të kërkohet për çdo hyrje-dalje në zonën Shengen, pagesa prej 7 euro për sa kohë do të jetë e vlefshme, e të tjera pyetje i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me juristen Anila Rezhda, eksperte gjyqësore.