Paçe koke nga Mirela Andoni / Më të mirë nuk keni provuar!

28 Shtator, 11:39 | Përditesimi: 28 Shtator, 11:39

Paçe koke

Përbërësit:

  • Lëng koke 1 litër (kokë 1 kg)
  • 3-4 lugë gjelle dhjamë
  • 1 lugë kafeje salcë
  • Spec i kuq (djegës sipas dëshirës)
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë gjelle uthull

Për lëngun e kokës

  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 gjethe selino
  • Kripë, piper i zi
  • Gjethe dafine

Përgatitja:

Kokët pastrohen, copëtohen, vihen në ujë të ftohtë që të lahen e t’u ikë gjaku; më pas vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë të ftohtë dhe vihen në zjarr. Kur të kenë marrë valë, hiqet shkuma dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë, duke shtuar qepët, karrotat, selinonë, kripën, pıperin, dafinën dhe majdanozin. Lihen derisa të jenë zier mirë dhe mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohen, pastrohet mishi nga kocka dhe pritet në copa kubike të vogla. Në tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe gjella lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë edhe për disa minuta, duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.   

MC/Shqiptarja.com